Nuri: Raporti i ambasadorëve amerikanë 100% pro Berishës. E dyshimtë shpallja ‘non grata’ në dhomë të mbyllur

0
104

“Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë nënvizon faktin se kanë kërkuar shpjegime nga ana e përfaqësuesve të ambasadës amerikane në Tiranë, por nuk u është dhënë asnjë dokument. Mund të citoj një pjesë nga raporti ku thuhet se “ambasadorja Kim dhe stafi i saj na siguruan se provat që mbështesnin përcaktimin ishin thelbësore, por komunikuan me vendosmëri se nuk mund të na jepnin asnjë prej tyre. Dhe më vonë, në biseda konfidenciale (off the record) pohonin se po, kishte prova, por ndërkohë asnjë provë nuk ishte paraqitur.”

Avokat Franc Nuri, përfaqësues ligjor i PD, e ka analizuar me syrin e një eksperti të drejtësisë, raportin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë në Shqipëri dhe sidomos, mënyrën se si u shpall “non” grata” nga SHBA, udhëheqësi i opozitës shqiptare, z. Sali Berisha.

Në një intervistë sot në Kafe Shqeto në SYRI TV, z. Nuri evidentoi pikëpyetjet e mëdha që kanë ngritur diplomatët amerikanë mbi këtë rast, duke filluar që nga rasti i pandodhur më parë se si mund të vendosej një gjë e tillë në një “dhomë këshillimi”, të mbyllur, duke mos i dhënë të drejtën e kundërshtimit të cenuarit, z. Berisha në këtë rast?!

“Këshilli i Ambasadorëve në këtë raport, i cili është faktmbledhës, – nënvizoi z. Nuri, – ka grumbulluar fakte dhe ka bërë një analizë të pavarur; ka sjellë në vëmendje edhe njëherë çështjen e z. Berisha dhe mund të themi se 100% ky raport është në favor të z. Sali Berisha dhe tregon edhe njëherë se nuk ka pasur asnjë provë, asnjë provë të vetme që këtyre ambasadorëve t’iu jetë paraqitur nga zonja Kim në lidhje me dezinjimin e zotit Berisha.

Madje ata kanë ngritur edhe disa pikëpyetje të mëdha dhe të forta, ku, për shembull ngrenë dyshime sesi ka mundësi që një vendim i tillë të merret në “dhomë këshillimi”- termi juridik. Në anglisht aty është përdorur “in camera”.   Pra, si mund të merret një vendim pa thirrur personin, pa e njoftuar, i pa i dhënë mundësinë personit në fjalë që të shprehet, të japë mendimin, të sjellë prova, ta kundërshtojë me një fjalë?!

Si mund të merret një vendim i tillë pa kundërshtuar, pa pasur mundësinë që të apelohet ky vendim, por ky vendim është marrë në një dhomë të mbyllur – “in camera” siç është termi juridik që është përdorur dhe Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë nënvizon disa herë që kjo është e paprecedentë dhe mund të jetë rast unik në të drejtën amerikane që të merret një vendim i tillë pa i dhënë mundësinë dikujt që të japë argumentet e tij dhe të mbrohet në mënyrë efikase.

Gjithashtu, Këshilli i Ambasadorëve nënvizon faktin se kanë kërkuar shpjegime dhe kanë kërkuar të dhëna më konkrete  nga ana e përfaqësuesve të ambasadës amerikane në Tiranë, por nuk u është dhënë asnjë dokument.

Mund të citoj një pjesë nga raporti ku thuhet se “ambasadorja Kim dhe stafi i saj na siguruan se provat që mbështesnin përcaktimin ishin thelbësore, por komunikuan me vendosmëri se nuk mund të na jepnin asnjë prej tyre. Dhe më vonë, në biseda konfidenciale (off the record) pohonin se po, kishte prova, por ndërkohë asnjë provë nuk ishte paraqitur.”

Pra, në raport ka disa nga këto elementë që tregojnë se e gjithë fabula e ngritur ndaj zotit Berisha është në fakt diçka e pabazë, e montuar politikisht le të themi, për të goditur opozitën shqiptare. Por ky raport është mjaft domethënës. Unë e shoh mjaft domethënës dhe mjaft të fortë sepse rivendos të drejtën në vend dhe i jep të gjithë opozitarëve një argument të fortë për luftën e drejtë dhe kauzën e tyre të drejtë gjatë këtyre dy viteve të fundit,”/ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni intervistën e plotë me z. Franc Nuri në videon në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here