Ra nga lartësia dhe ndërron jetë në vendin e punës 43-vjeçari shqiptar në Itali

Një 43 vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, ka humbur jetën mëngjesin e së martës në Itali për shkak të një aksidenti në punë.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në një kantier ndërtimi në provincën e Brescias.

Raportohet se 43-vjeçari ka rënë nga çatia e magazinës në një lartësi prej 10 metrash, ku po vendoste disa panele termike. Ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Share it :