Dita e Verës/ Projeksioni te Ora në Elbasan me gjeste jo të hijshme

Elbasani ka disa ditë që është përgatitur për festimet e Ditës së verës 2024, që do të mbahet sonte dhe nesër përgjatë datës 14.

Pjesë e atmosferës festive janë edhe zbukurimet dhe imazhet festive. Por një skenë e shëmtuar dhe e dënueshme është shënuar gjatë projektimit të një klipi festiv në kullën e Sahatit në qendër të Elbasanit, me imazhet e një fëmije të kamufluar me gjethe dhe veshje të blertë.

Në një moment fëmija as 8-9 vjeç kthehet, përkulet duke tundur dhe u rënë me pëllëmbë të pasmeve, një gjysmë twerk-u që është e palejueshme për këtë moshë dhe në vende publike.

Imazhet janë shfaqur pa ndalim, janë ende në qarkullim dhe janë bërë pjesë edhe e urimit të kryeministrit Rama, një ditë më parë.

“Vera vjen nga Elbasani i ballokumeve po bëhet gati të festojë ripërtëritjen e jetës dhe për të shijuar gëzimin e traditës, e cila e përmbyt qytetin me dallgë njerëzore.

I gjithë qyteti po përjeton energjinë e një atmosfere festive me një program të veçantë që s’duhet humbur për Ditën e Verës”-shkruan Rama dhe në videon e hedhur me këto pamje festive janë hequr momentet e shfaqjes së shëmtuar nga fëmija.

 

Share it :