Putin paralajmëron Perëndimin: Ne jemi gati për luftë bërthamore. SHBA: Deklarata të papërgjegjshme! Moska s’është gati ta ‘shtypë butonin’

Presidenti Vladimir Putin i është drejtuar Perëndimit këtë të mërkurë duke thënë se Rusia është teknikisht gati për luftë bërthamore, dhe se nëse SHBA dërgonte trupa në Ukrainë, do të konsiderohej një përshkallëzim i konfliktit.

Reuters shkruan se Putin, duke folur përpara zgjedhjeve të 15-17 marsit, shtoi se skenari i luftës bërthamore nuk po “nxitohet” dhe ai nuk e sheh nevojën për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë.

“Nga pikëpamja ushtarako-teknike, ne sigurisht jemi gati”, tha Putin, duke shtuar se SHBA e kupton se nëse vendosin trupa amerikane në territorin rus, ose në Ukrainë, Rusia do ta trajtonte këtë veprim si një ndërhyrje.

Moska pretendon se ka aneksuar katër rajone të Ukrainës dhe thotë se tani ato janë plotësisht pjesë e Rusisë.

“Në SHBA ka mjaft specialistë në fushën e marrëdhënieve ruso-amerikane dhe në fushën e kufizimit strategjik. Prandaj, nuk mendoj se ka arsye nxitimi për luftë bërthamore, por jemi gati”, tha Putin.

REAGIMI

SHBA-ja ka reaguar pas deklaratës së Presidentit rus ku paralajmëronte për luftë bërthamore, duke e quajtur atë një deklaratë të pamatur dhe të papërgjegjshme.

Një zyrtar tha se Uashingtoni nuk ka parë asnjë tregues se Moska është gati të ‘shtypë butonin’ për përdorimin e armëve bërthamore.

Më herët Putin tha se janë gati për luftë bërthamore, por se nuk “nxitohen”, ndërsa shtoi se nëse SHBA do të dërgonte trupa në Ukrainë, këtë veprim do ta konsideronin si një përshkallëzim të konfliktit.

Putin paralajmëron Perëndimin: Ne jemi gati për luftë bërthamore. SHBA: Deklarata të papërgjegjshme! Moska s’është gati ta ‘shtypë butonin’

SHBA drejt ndalimit të TikTok, Dhoma e

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko