“Shkelje e barazisë në tendera”/GJKKO vendos për prefekten e Fierit dhe 3 zyrtarë të tjerë

0
111

Gjykata e Posaçme ka vendosur caktimin e masës të pezullimit nga funksionet publike të 4 zyrtarëve përshirë prefekten e Fierit, Rajmonda Balilaj, ndërsa për 3 punonjës të tjerë të Bashkisë Patos caktoi masat e “detyrimit për tu paraqitur” në Prokurori. Rajmonda Balilaj akuzohet nga SPAK se në kohën që ka mbajtur postin e kryetares së bashkisë së Patosit, në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë ka favorizuar në dy raste një kompani në një tendër për rehabilitimin e disa rrugëve dhe mirëmbajtjen e tyre.

Në seancën e së mërkurës, Rajmonda Balilaj që po hetohet për shkelje të barazisë në tendera nuk është paraqitur për shkak se ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe masa pezullim nga detyra nuk u është komunikuar. Sipas Prokurorisë, gjatë kohës që Balilaj ishte në krye të Bashkisë Patos paracaktoi kompaninë “Genti 001′ fituese para se të zhvillohej tenderi, duke kryer kështu shkelje të barazisë në tendera.

Bëhet fjalë për mirëmbajtjen e rrugës Dukas-Breg, ku si pasojë e rrëshqitjes së tokës dhe kthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme, është hapur tender me fond limit 6,7 milionë Lekë, si dhe “Ndërtim emergjent i murit mbajtës në rrugën e fshatit Ruzhdie”, me vlerën 8,6 miliardë Lekë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here