Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Durrës-Tiranë. Makina ka përfunduar në një pikë karburanti, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha.
Mësohet se mjeti ka qenë me shpejtësi dhe drejtuesi ka humbur kontrollin duke u përplasur me një shtyllë në një karburant. Fatmirësisht nga aksidenti i rëndë nuk ka viktima. Shoferi i mjetit dhe tre pasagjerët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.