Barra e tepërt e Boratit

0
144

nga Erion Dasho

Kur anija fut ujë dhe është në rrezik për t’u mbytur, një nga përpjekjet e fundit është lehtësimi i saj nga barrat e tepërta. Si rregull, fillimisht hidhen sendet më pak të nevojshëm, rrangallat. Gjërat me vlerë, sidomos ato që mund të sigurojnë mbijetesën në rast shpëtimi, ruhen të fundit.

***
Anija e rilindjes ka kohë që po fut ujë dhe mbytja është vetëm çështje kohe. Përpjekja për të shkatërruar opozitën nëpërmjet përçarjes e mori përgjigjen në 20 shkurt. Shqiptarët i treguan Boratit se cila është opozita e vërtetë dhe i kumtuan atij humbjen e pritshme në zgjedhjet e ardhshme.

I detyruar të njohë rithemelimin dhe liderin Berisha si opozitë, Boratit i mbaruan zgjidhjet e sajuara. Ai u përball sërish me nevojën e lehtësimit të anijes nga barrat e tepërta. Nga të gjithë kërkesat për komisione hetimore, për të cilat opozita prej muajsh vazhdon betejën në Kuvend, Borati pranoi të parin komisionin për hetimin e ish-Beqes së vet të koncesioneve 500 milionë euro.

Koncesionet e shëndetësisë, pasi janë hetuar në SPAK dhe fajtori kryesor është vendosur nën hetim (ndonëse në gjendje të lirë, si rezultat i presionit të Boratit), tashmë do të hetohen edhe nga Komisioni i Kuvendit. Me malin e fakteve të bërë publik, ku spikatin çmimet e tejfryra, paracaktimi i fituesve, konflikti i hapur i interesit, etj., nuk ka dyshim se si do të përfundojë hetimi i Beqes.

Dyshimi i deritanishëm ka qënë se Beqja si ish mik i afërt dhe ortak i Boratit mund të kishte ruajtur fakte përvëluese që do të digjnin edhe vetë këtë të fundit. Ndoshta ky dyshim ishte i gabuar. Beqja përballë ish-padronit të vet nuk qenka tjetër veçse një limon i shtrydhur, barra e tepër që mund të flaket e para nga anija gjysmë e mbytur.

***
Pasi u la të përballej me SPAK-un, Beqja i Boratit tashmë po përballet edhe me hetimin parlamentar të opozitës, e cila i ka të gjithë faktet për ta “kryqëzuar”. Sikundër vetë Beqja uronte në mënyrë cinike socialistin tropojan të shkarkuar nga detyra, nuk mbetet gjë tjetër veçse t’i kthejmë urimin duke përdorur të njëjtën frazë:
“Suksese në jetë!”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here