Berisha: Berberi u arrestua nga Damani vetëm për të fshehur miliardat e vjedhura në rrugë nga Rama, Balluku, Gjiknuri dhe suita e tyre

0
105

Ne fjalen e tij, Berisha foli sot edhe per arrestimin e kreut te ARRSH.

“Miqtë e mi, sot Edi Rama urdhëroi Damanin e tij për të arrestuar drejtorin e rrugëve, Berberi.

Po ku qëndron poshtërsia e këtij akti?

Berberi u arrestua vetëm për të fshehur miliardat e vjedhura në rrugë nga Edi Rama, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri dhe suita e tyre.

Sot u njoftua se Berberi kishte blerë një kompani kaq dhe e shiti 1 milion e 700 mijë euro, e bleu prapë, etj.

Të gjitha pa diskutim, vepër penale. Por kjo vepër panele është identike me akuzën që i bëjnë Beqës për restorantin.

Miqtë e mi, këto janë akte makabër, këto janë tallje, janë përçmime dhe poshtërime për shqiptarët.

Berberi arrestohet për një vjedhje të sigurt prej 1.7 milion.

Por, ata që kanë vjedhur 80-90 përqind të fondit prej rreth 9 miliardë euro të shpenzuara në rrugë dhe sheshe, ata janë me jahte, me konto bankare, Edi Rama, Erion Veliaj, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri etj me radhë.”

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here