Dakordësia me PS, Bardhi: Rezistenca jonë e detyroi Ramën të tërhiqej

Kryetari i grupit parlamentar, njëkohësisht edhe nënkryetari i PD-së Gazment Bardhi i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ është vënë përballë gazetarit Enton Abilekaj, në lidhje me vendimmarrjen e opozitës për tu ulur me Partinë Socialiste.

 

Bardhi u shpreh se, rezistenca prej 5 muajsh e opozitës e detyroi Edi Ramën që e detyroi atë të tërhiqej dhe të ulej me opozitën.

 

Në momentin që Edi Rama vendos që pas 5 muajsh rezistencë të deputetëve të opozitës, që të zhbëjë vendimmarrjen e tij të gabuar dhe antikushtetuese, kjo nuk mund të konsiderohet si legenosje e opozitës.

 

Përkundrazi ishte rezistenca jonë që detyroi Edi Ramën të tërhiqej nga vendimi i 12 tetorit 2023, për rrëzimin e të dy komisioneve hetimore.

 

Nuk ka pasur asnjë negociatë për të drejtat tona, ishte një reflektim i mazhorancës që ishte një vendim i gabuar që duhej të ulej me opozitën për të respektuar të drejtat e opozitës.

 

Sipas Kushtetutës mazhoranca dhe opozita do të duhet të dakordësojë objektin e hetimit. E vetmja çështja për të cilën mund të diskutohet në organet e kuvendit kur paraqitet një kërkesë për komision hetimor, është objekti, duhet të të ketë dakordësi për objektin.

 

Ka dhjetëra vendime të Gjykatës Kushtetuese në të cilën thuhet se e vetmja çështje që mazhoranca mund të ketë një propozim alternativ, ku nuk diskuton ngritjen e komisionit, por mund të diskutojë vetëm objektin’, deklaroi Gazment Bardhi.

 

 

 

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *