Katër ditë pushimi për administratën, zbardhet vendimi

Dita e premte do të jetë pushim për punonjësit e administratës.

Lajmi u dha nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shton se nga ky vendim përfitojnë të gjithë punonjësit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike.

“Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave u japim mundësi të gjithë punonjësve të shtetit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së bukur të Verës dhe fundjavës që gjithsesi e kanë pushim! Gëzuar Ditën e Verës”, shkruan Rama.

Kështu, për administratën bëhen katër ditë pushimi radhazi: E enjtja e Ditës së Verës (Festë Zyrtare), e premtja, si dhe fundjava.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko