Marrëveshja PS-opozitë/ Paralajmërimi i Neritan Sejaminit: Është grackë e Edi Ramës

0
86

Neritan Sejamini thotë se “marrëveshja” mes mazhorancës dhe opozitës, për të normalizuar punimet e Kuvendit, është një grackë e kryeministrit, i cili nuk ka asnjë interes me grupin e Berishës, por kërkon të bëjë ndryshime madhore kushtetuese dhe i nevojitet qetësi, për t’i miratuar ndryshimet me Lulzim Bashën.

 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Sejamini tha se opozita duhet të paktën të marrë vulën në këtë proces, ndryshe do të ishte një dështim spektakolar.

 

“Jemi në situatë që opozita duhet të shmangë një humbje të rëndë në zgjedhje. Opozita duhet të luajë për 2025-ën. Çdo veprim që bën duhet gjykuar mbi këtë qasje. Patjetër duhet të bëjë marrëveshje për të marrë vulën. Të pretendosh se do të luftojë në mënyrë guerrile, është shkatërruese për opozitës. Do të duket si luftë parimore, por do të vejë në kasaphanë elektorale. Unë uroj ta kenë bërë marrëveshjen që do të marrin vulën, se kam frikë se nuk e marrin edhe vulën.

 

Qasja e opozitës për destabilizimin e Kuvendit ka qenë e gabuar. Parlamenti miratoi çdo ligj, shumë njerëz ishin te bezdisur nga skenat e tyre. Ishte si luftë macja me miun. Puna e Komisioneve është bërë klishe e madhe, sikur gjithcka varet nga komisionet.

Sot, PS e vetme ka 75 deputetë, 4 të zotit Tom Doshi dhe 4 të PDIU. Ka edhe 11 të zotit Basha. Pra raporti i forcave në Kuvend është ky. Edi Rama, ka nje tjetër qëllim, kjo është grackë. Edi Rama në muajt e ardhshëm do të miratojë një paketë që ndryshon shumë gjëra në Shqipëri, ndryshime në reformën në drejtësi, reformë administrative dhe reformë elektorale. Opozita nuk ka rrezik a do marrë komisionin, por këta mund të ndryshojnë gjithë këto ligje.

 

Interesi i Ramës është që këta të merren pikërisht me komisionet. Zoti Rama tani ka nxitur Bashën në konkurencë, se kush do jetë me Ramën. Pra po i thotë edhe Bashës, që unë të lë të padobishëm.

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here