Bruno Çobo doli këtë të enjte para Gjykatës së Posaçme kur nuk ishin bërë as 24 orë nga mbërritja e tij nga Dubai
Togat e zeza i komunikuam masën e arrestit në burg që ishte marrë në mungesë, sa i takon përfshirjes së tij në rrjetin kriminal të mashtrimeve me vlerë 4.7 milionë euro ndaj shtetasve italian përmes platformave të cal centerave.
Në sallën e gjyqit, Çobo tha se ishte ekstraduar përmes procedurës së thjeshtuar, por që ka udhëtuar i vetëm me vendimin për t’u vetë-dorëzuar
Erdha me këmbët e mia në Shqipëri. Nuk më ka shoqëruar asnjë autoritet i Emirateve apo Dubait. Erdha në Rinas dhe në pikën e kalimit, iu komunikova se kush jam dhe cili ishte qëllimi i ardhjes time. U njoftuan shërbimet dhe më shoqëruan. Madje më ngjitën në avion edhe njëherë”, ka thënë Çobo.
Rezulton se Bruno Çobo i ka dërguar nëpërmjet postës Zyrës së Interpol Tirana një krëkesë ku i kërkon që të vetëdorëzohet e ti krijohen kushtet për tu kthyer në Shqipëri.