Pas largimit nga KESH, Balluku e emëron Verdhon te Hekurudha

Ergys Verdho është emëruar në krye të Drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare duke zëvendësuar në këtë detyrë Gentjan Likon.

Pozicionin e tij në krye të Korporatës Elektro-Energjetike Shqiptare e ka marrë Erlind Sulo. Të dyja emërimet janë firmosur ditën e sotme, konfirmohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e drejtuar nga Belinda Balluku, që ka nën varësi si KESH ashtu dhe ‘Hekurudhën’.

Ergys Verdho e mori drejtimin e KESH në qershor të vitit 2021, pasi u largua nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Share it :