Xhaferri: Rama e ktheu Shqipërinë në Oaz të krimit kibernetik!

0
95

Nga Besart Xhaferri:

Me bekimin e qeverisë së Edi Ramës, Shqipëria është kthyer në një Oaz të krimit kibernetik

Me qindra të rinj janë të punësuar në call centra që çdo ditë zhvasin qindra milion euro nga qytetarët evropian përmes mashtrimit me skemat FOREX.

Autoritetet ndërkombëtare kanë ngritur alarmin e kuq për këtë fenomen dhe kanë vënë në dijeni palën shqiptare, por operacionet për kapjen e bosëve që janë në krye të kësaj veprimtarie të paligjshme, dekonspirohen nga autoritetet tona.

Së fundi me kërkesë të tij u ekstradua nga Dubai një shtetas shqiptar që ishte në kërkim për përfitimin e 4.6 milionë eurove përmes mashtrimit, ndërkohë Amant Josifi miku dhe ortaku i Olsi Ramës për vite me radhë operoi në Shqipëri lirisht, duke ngritur një skemë gjigande mashtrimi me platformat elektronike.

Sot bosët kryesorë të kësaj sipërmarrje kanë lidhje të forta në qeveri dhe asnjë institucion nuk guxon të afrohet, deri sa në Tiranë, zbresin policët spanjollë ose gjermanë që marrin pjesë direkt në operacion.

Këto sipërmarrje po falimentojnë edhe sipërmarrjen e ndershme në këtë sektor, teksa mijëra të rinj përballen me pasoja ligjore pasi hidhen në rrugë nga eprorët e tyre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here