Këlliçi: Ka vetëm një PD dhe Berisha është kryetari, e tregoi 20 shkurti !

0
98

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është shprehur se ka vetëm një PD dhe kryetari i kësaj force politike është Sali Berisha.

Komentet Këlliçi i bëri në Euronews Albania, ku tha se këtë e tregoi edhe protesta e 20 shkurtit, e cila sipas tij ishte një mesazh për qeverinë dhe për ndërkombëtarët.

Ai tha gjithashtu se sipas mendimit të tij, jo vetëm 2 komisione, por edhe 80 nëse qeveria i jep opozitës, me ligjin e ri, janë të parëndësishme që deputetët të bëjnë punën e tyre.

“Unë nuk ta mohoj që PD ndoshta ka kaluar 2 vite e gjysmë më të vështirat të jetës së saj politike, por këto kanë shërbyer edhe për ta forcuar dhe për të treguar peshën e saj. Që 20 shkurti ka qenë një mesazh i qartë për qeverinë, kjo është e padiskutueshme. Edhe për ndërkombëtarët ka qenë një mesazh i qartë.

Është një lajm i mirë që edhe ndërkombëtarët i kanë thirrur arsyes, për të njohur realitetin politik në vend. Duan apo nuk duan ka një PD dhe ajo PD drejtohet pikërisht nga Sali Berisha. Pastaj hajde i hyjmë diskutimit nëse duhet të hapet PD, duhet të ftojë personalitete të rinj, nga diaspora, etj.

Në PD vijon të ketë debate dhe diskutime. Kjo për mendimin tim është një gjë shumë e mirë. Unë personalisht gjykoj që jo dy komisione, jo 8, por edhe 80 të të japë qeveria, janë të parëndësishme, për të bërë detyrën e tyre deputetët e opozitës.

Nga ana tjetër po presim që të marrim atë që i takon opozitës, vendin në tryezën në reformën zgjedhore dhe të drejtën e paritetit. Ende jemi në bisedime, nuk ka asgjë të dakordësuar. Ajo çka do të ndodhë ditën e nesërme, do të ketë një shtim kallëzimi në çështjen e McGonigal, që do të depozitohet në SPAK sërish, për korruptimin që i ka bërë kryeministri Edi Rama një prej agjentëve të FBI-së”, tha Këlliçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here