Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka reaguar pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve ditën e sotme dhe dakordësimit mes mazhorancës dhe opozitës.
Ambasada u shpreh se mirëpret marrëveshjen e Konferencës së Kryetarëve për rikthimin e rendit normal në Parlament.
Po ashtu delegacioni amerikan në vend theksoi se nxit deputetët të vazhdojnë të tregojnë përkushtim ndaj demokracisë në dobi të popullit shqiptar.
DEKLARATA
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë mirëpret marrëveshjen e Konferencës së Kryetarëve për rikthimin e rendit normal në Parlament. Ne nxisim deputetët të vazhdojnë të tregojnë përkushtim ndaj demokracisë në dobi të popullit shqiptar.