Policia bllokon dhe gjobit mjetin e Safet Bajri në Shkodër

Policia e Shkodrës njoftoi shoqërimin e një emri të njohur për drejtësinë në këtë qytet, Safet Bajri. Ai po lëvizte me një person tjetër me një makinë të blinduar (foto lart).

“Shërbimet e Policisë, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, shoqëruan në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar.

Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi S. B. alias S. R., banues në fshatin Dobraç, Shkodër, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.

Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor, si dhe u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Mercedes Benz” dhe do nisin procedurat e konfiskimit” – thuhet në njoftimin e policisë.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *