Berisha: Kompania e sterilizimit është e Edi Ramës, Dumanit ia mbyllën gojën dhe u tërhoq

0
105

Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se kompania e sterilizimit është e Edi Ramës, por Altin Dumanit, ia mbyllën gojën dhe u tërhoq nga mendimi veçmas.

“Edi Rama e bënte këtë vetëm e vetëm se sipërmarrja, vjedhja e dytë e shekullit ishte e tij.Kurse Skapi i partisë, Duman-Kraja e të tjerë, e dërgoi për shpërdorim detyre

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës

Po tani pse ndodh kjo?

Kjo ndodh sepse në qoftë se kthehemi 5 vite më parë, kushdo që e njeh Ilir Beqën, çdo gjë mund të thotë për të, por i mençur nuk thotë dot se është.

Pse ua thashë këtë? Ua thashë këtë se nuk ishte Beqja që dilte nga një studio në studio tjetër më gërshërën e thyer me një krah. Ishte Edi Rama që paraqitej para jush duke u thënë se ja me çfarë jeni operuar.

Edi Rama e bënte këtë vetëm e vetëm se sipërmarrja, vjedhja e dytë e shekullit ishte e tij.

Ishte ai hajduti kryesor i saj.

Kurse Skapi i partisë, Duman-Kraja e të tjerë, e dërgoi për shpërdorim detyre.

Po pse e bëjnë këtë? Sepse Dumani, pasi bëri një mendim veças në padinë e parë, që nuk u bë asnjë padi ndaj Beqës, u tërhoq, ia mbyllën gojën.

Po si ia mbyllën gojën? Hë i thanë ata, po ti pse nuk çon Erion Veliajn, që ka vjedhur dyfishin me inceneratorët?

Ka firmën në të gjithë procedurën, është përgjegjës direkt për kontrollin e ndërtimeve, dhe sot pas 6 viteve nuk ekziston gjurmë e tyre.

Kështu që ata pra e gjuajnë me krime në surrat njëri-tjetrin dhe bëjnë amnistinë e kriminelëve qeveritarë.

I thashë këto fjalë duke ftuar çdo shqiptar të bëjë krahasimin sepse në vitin 2013, vërtet nuk ishte niveli që meritonim, por absolutisht ishte një nivel në përmirësim, në cilësi, në të gjitha drejtimet.

Kurse sot është në shpartallim, në shpartallim, në shpartallim.

Edhe njëherë duhet t’u falënderoj me shumë mirënjohje, t’u ftoj ta vazhdojmë këtë betejë, këtë mosbindje pa kthim, gjer në krijimin e qeverisë teknike, përmbysjen e diktaturës të bazuar në aleancën e pushtetit me krimin.

Shqiptarët të votojnë të lirë. Opozita shqiptare do vijë në pushtet dhe unë u them shqiptarëve se të krahasosh pushtetin e viteve të saj, me pushtetin e rilindjes së Edi Ramës është një gabim i rëndë, çmimin e të cilit e paguan çdo qytetar që e paguan atë.

Ndaj dhe ne jemi këtu misionarë të të vërtetës, për të ndriçuar mendjen dhe zemrat të shqiptarëve me të vërtetat e pamohueshme.

E vërteta do na bëjë të lirë.

E vërteta do na bëjë të lirë.

E vërteta do na çdo drejt fitores.

Rrofshi ju, rroftë fitorja.

Fitore, fitore, fitore!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here