Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se Covid vrau në Shqipëri 20 mijë persona dhe ne u treguam në raport me shërbimin shëndetësor jo vend i botës së tretë, por vend i botës së katërt apo të pestë.
Berisha tha se sot, spitalet mbyllen njëra pas tjetrës, specialistët mungojnë edhe në spitalet rajonale shumë të rëndësishme.U ndërtua një spital i ri, u dogj spitali 5 muaj pas inaugurimit. U dogjën dhjetëra milionë aparatura, u fsheh, zjarrvënësit e fshehën krimin e shëmtuar vetëm e vetëm se ish-kunata e Edi Ramës është drejtoreshë e përgjithshme e spitalit dhe ministrja është favorite e tij”, tha Berisha.
Çfarë ndodhi miqtë e mi, pas vitit 2013 gjer sot?
Çdo shqiptar duhet ta dijë se në qoftë se në vitin 2013 ne kishim një mjek për 600 banorë, sot kemi zbritur në nivelin e mjekëve për frymë në nivelin e viteve 1960.
Sot, spitalet mbyllen njëra pas tjetrës.
Sot, specialistët mungojnë edhe në spitalet rajonale shumë të rëndësishme.
U ndërtua një spital i ri, u dogj spitali 5 muaj pas inaugurimit. U dogjën dhjetëra milionë aparatura, u fsheh, zjarrvënësit e fshehën krimin e shëmtuar vetëm e vetëm se ish-kunata e Edi Ramës është drejtoreshë e përgjithshme e spitalit dhe ministrja është favorite e tij.
Çfarë ndodhi nga viti 2013 gjer sot?
Shqipëria dhe mbarë bota u përball me një pandemi nga më të rrezikshmet.
Por Shqipëria pati rritjen më të madhe të vdekshmërisë në Europë nga Covid-i.
Miqtë e mi, 20 mijë burra e gra, fëmijë dhe të moshuar u mori jetën Covid-i dhe ne u treguam në raport me shërbimin shëndetësor jo vend i botës së tretë, por vend i botës së katërt apo të pestë.
Pse kjo, ta shtroni këtë pyetje, si ka mundësi një vend që arriti të ketë vdekshmëri foshnjore njëshifrore, të rrokulliset në këtë mënyrë, me këto fatalitete?
Fare e thjeshtë miq, sepse paratë që paguat o qytetarë, dhe jo pak por të paktën 300 milionë euro, u vodhën, u vodhën dhe vetëm u vodhën nga ministra dhe zyrtarë të Edi Ramës.
Pse kjo vdekshmëri e tmerrshme, njëlloj si në katër vendet më të pazhvilluara të botës?
Sepse Edi Rama me ministren e tij e shndërruan Tiranën në spital. Nuk shtronin të sëmurët, i mbanin në shtëpi në një kohë kur në gjithë botën dilte se mbajtja në shtëpi shënonte rritje vertikale të vdekshmërisë.
A mund të imagjinoni ju se Kosova me dy milionë kishte shtretër me Covid gjatë gjithë kohës dy herë e gjysmë më shumë se Shqipëria.