Deputeti Gazment Bardhi ka reaguar për vrasjen e Gentjan Bejtjas pasditen e sotme në Fushë-Krujë.
Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se atentatet mafioze të përsëritura janë një rrezik i vazhdueshëm për qytetarët. Sipas tij, lidhja e politikës me krimin e organizuar po ua pamundëson profesionistëve të policisë që të jenë garant për jetën e qytetarëve.
Rendi dhe siguria publike ka marrë përmasa dramatike gjatë muajve të fundit. Atentatet mafioze që përsëriten çdo ditë janë një rrezik permanent për jetën e qytetarëve.
Është e papranueshme që profesionalizmi në strukturat e sigurisë të zëvendësohet me propagandën bajate të Ministrit të Brendshëm. Lidhja e politikës me krimin e organizuar po i pamundëson profesionistëve në Polici të jenë garant të jetës së qytetarëve. Anarkia, krimi dhe vrasjet nuk mund të jenë përditshmëria e qytetarëve në vitin 2024”, -shkruan Bardhi.