Kreu i PD Kurbin: Edi Rama ta dijë mirë se një ditë drejtësia do të veprojë edhe ndaj tij!

0
117

Preng Lalaj, kreu i degës së PD, në Kurbin, duke marrë fjalën në ditën e 75 të tubimit qytetar, në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, tha se sot po zhvillojmë një betejë, ndërsa jemi njerëz të lirë që nuk kemi frikë nga qeveria e krimit, hajdutërisë dhe korrupsionit.

“Një ditë do të ketë drejtësi, ndaj Edi Rama ta dijë mirë, bashkë me Ulsi Manjën, se një ditë do të japin llogari. Këta janë gjakpirës, erdhën me premtime sa një tren nuk i mbante, ndërsa i varfëruan, i futën në mjerim shqiptarët.

Rama-Vuçiç-Soros janë trekëndëshi i së keqes”, tha Lalaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here