“Lum” PS për anëtaren e saj të re, 100 vjeçare. .!?

Nga Xhevat MUSTAFA

Më 15 mars 2024 Edi Rama, në ushtrim të postit të kryetarit të PS- së, hyri në histori edhe për një çudi apo “kryevepër” tjetër! Jo në fushën e artit të tij, në pikturë, por në parti! Në mungesë të moshave të reja, rreth 750 mijë- 1 milion vetë, ikur gjatë 10 viteve emigrantë në vende të Perëndimit e në kuadrin “e përtëritjes dhe rilindjes” edhe të partisë së tij “të lindur 100 vjeçe më 8 nëntor 1941”, ai
i dorëzoi kartën e PS- së një plake 100 vjeçare, në Lushnje! Ajo e shkreta vështirë se e njihte, mbante mend dhe e kuptonte se ç’ po ndodhte me atë, në atë moshë dhe me atë kujtesë…!? Nga sa u pa në video, sidomos nga reagimet që bëri kur Edi Rama i afroi kartën gati tek sytë e tek goja, plaka, me shumë gjasa, mund të ketë pandehur se Edi Rama, i kishte sjellë ndonjë kartë pensioni – 2- 3 fish më të lartë! Ose një kartë bankare, të paktën sa paga e tij mujore! Kur e bindën se ishte karta e anëtarësimit në PS e per me teper “pararoja e saj”, siç dëgjoi se e vlerësoi “gjatoshi mjekrrosh”, ajo nuk mundi apo nuk diti ta fshihte se po përjetonte shumë më tepër se sa gëzim, në të vërtetë hutim, çudi, zhgënjim, mërzi…! Çfarë kishte menduar dhe pritur plaka e shkretë e çfarë i kishte sjellë njeriu i gjatë, shoqëruar nga një çetë, për t’i bërë më shumë reklamë( qesharake) vetes se sa asaj, shumë përtej moshës së tretë…! Pa ia kursyer respektin dhe urimin për të jetuar sa më gjatë asaj plake, ideimi dhe inskenimi i asaj farse ishte thjeshtë për interesa e llogari partiake! Njëherazi, edhe lodhje emocionale, shaka e trashë, kompromentuese e fyese për atë plakë 100 vjeçare lushnjare! Pavarësisht simbolikës që ka pas në tru dhe përcjell Edi Rama me këtë akt, nënkuptohet lehtë se njëherazi ai është edhe një tallje me PS…! Mesazhi: unë, Edi Rama: mund të bëj ç’ të dua e ç’të më thotë truri me këtë parti, me këtë vend, me këtë popull, që di më mirë se gjithçka me brohorit për kryetar e parti e të heshtë kur prej tyre falen dhe shiten fare lirë copa Shqipëri! Por, edhe “me vra e vjedh njeri- tjetrin dhe me hangër plot babëzi e me shkue me…dhi”!!!
Në vazhdim të serialit të tij”Prisni se nuk keni parë gjë akoma”, mundet që së shpejti rilindja të publikojë edhe anëtarin e saj më të ri, një bebe të porsa- lindur në një nga maternitetet e Tiranës!!! Për të vazhduar më tej me “gjak të ri”, nga të ardhurit afrikanë në Gjadër!!!

Share it :