Dy të plagosurit nga aksidenti tragjik me katër viktima në Tepelenë kanë mbërritur te Spitali i Traumës në Tiranë.
Kujtojmë se nga aksidenti i trefishtë pasditen e sotme në Tepelenë, kanë mbetur të vdekur katër persona dhe dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.
Sipas burimeve mësohet se L. Bega, 62 vjeç, drejtues i një nga automjeteve të përfshira në aksident, bashkëshortja e tij, L. Begaj, 57 vjeç, R. Rapaj, 82 vjeç dhe A.Meta, 85 vjeç, janë viktimat e kësaj tragjedie.