rëndë në Berat, 60 vjeçari i jep fund jetës me fotoksinë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Çiflig në bashkinë e Dimalit, ku një 60 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë.
Viktima është Irfan Çela, i cili është gjetur në gjendje të rënduar nga të afërmit dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka arritur të mbijetojë.
Ai jetonte i vetëm, pasi ishte ndarë prej vitesh nga gruaja. Burimet bëjnë me dije se 60 vjeçari kishte shfaqur prej kohësh probleme psikologjike.