Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të Fierit.
Raportohet se një person i cili po udhëtonte me biçikletë është goditur nga një makinë dhe për pasojë është plagosur.
Drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.