Nga Besart Xhaferri:
Arsimi shqiptar dekadën e fundit ka përjetuar vite të errëta, kryesisht nga mungesa e vullnetit të qeverisë për t’a trajtuar me prioritet këtë sektor aq jetik për Shqipërinë.
Në raportin e British Council konstatova se një studim i OECD, (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik), dilte në konstatimin se 52% e 15 vjeçarëve në Shqipëri kanë aftësi të pamjaftueshme bazë të leximit.
Kjo sipas studimit lidhej ndër të tjera me nivelin e dobët të mësimdhënies në shkollat e vendit, veçanërisht në zonat rurale.
Kjo shifër është dramatike dhe nuk mund të lexohet e veçuar nga problemet e tjera në arsim, si klasat e përbashkëta, mësues që nuk japin lëndë të profilit dhe vendosja e patronazhistëve në postet e drejtuesve të shkollave, për t’i përdorur arsimtarët si aset elektoral.
Arsimi është mision, nga i cili varet e ardhmja e fëmijëve tanë dhe shoqërisë sonë, ndaj sot më shume se kurrë ekspertët duhet të ngrenë zërin dhe mbi të gjitha të ofrojnë zgjidhje.