Begaj dekretoi ligjin që lejon ndërtime në zonat e mbrojtura, Tabaku: Hap kundër Kushtetutës dhe trashigimisë

0
90

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas dekretimit të Ligjit të Zonave të Mbrojtura nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj ditën e sotme.

Tabaku u shpreh se dekretimi i këtij ligji është një mundësi e humbur për ta rikthyer ligjin për një debat publik dhe proces ligjor të rregullt.

Sipas saj dekretimi përbën një hap pas në procesin e përafrimit me BE, kundër Kushtetutës dhe kundër trashëgimisë sonë natyrore.

“Dekretimi Ligjit të Zonave të Mbrojtura është një mundësi e humbur për ta rikthyer ligjin për një debat publik & proces ligjor të rregullt!

Ai përbën një hap pas në procesin e përafrimit me BE, kundër Kushtetutës & kundër trashëgimisë sonë natyrore.

Tanimë ligji do shkojë në GJK”, shkroi Tabaku në rrjetin social “X”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here