Dhunoi partneren dhe e plagosi me thikë në sy të 4 fëmijëve, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Itali

0
103

Policia italiane ka vënë në pranga një 35-vjeçar shqiptar, i cili kishte dhunuar brutalisht partneren, nënën e katër fëmijëve të tij.

Gjithçka ka ndodhur pasditen e djeshme (17 mars), në Ravello, ku një 35-vjeçari pasi përmbysi gjithë shtëpinë ku jetonte me partneren, dhunoi këtë të fundit dhe e goditi me thikë në dorë në sy para katër fëmijëve të vegjël, më i madhi 5 vjeç, më i vogli 18 muajsh.

Britmat dhe zhurma, të dëgjuara nga lagjja, shkaktuan ndërhyrjen e Policisë dhe ambulancës.

Nëna e 4 fëmijëve ndodhet në spital me plagë dhe mavijosje. Ajo u tregoi mjekëve se ishte dhunuar me shkelma dhe grushte.

35-vjeçari shqiptar rezulton emër i njohur për autoritetet italiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here