Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas/ Ish-kryeprokurorja e Tiranës: Vrasja ka qenë e mirëstudiuar! Zona ku ndodhi krimi, nën kujdesin e posaçëm të grupeve kriminale

Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj thotë se vrasja e ish policit Gentjan Bejtja ka ndodhur në një zonë që është nën kujdesin e posaçëm të grupeve kriminale.

E ftuar në emisionin “Open” në News24, Imeraj u shpreh se kjo ngjarje kriminale ka qenë e mirëstudiuar nga ana e autorëve, duke u nisur edhe në rrethanat si ka ndodhur krimi.

“Është një personazh që ka gjetur vdekjen si rezultat i përfshirjes së tij  në shumë ngjarje kriminale, duke filluar  që nga viti 2013.

Çfarë na bën ne të nënkuptojmë është se situata ka ardhur si rezultat e përplasjes së grupeve kriminale që kanë dashur të vijë pasoja.

Po ti referohemi dinamikës së ngjarjes, zona është studiuar mirë. Vrasja ka ndodhur në banesë  e tij. Kjo do të thotë se gjithë lëvizja ka qenë e mirëstudiouar.

Ajo që të bën përshtypje është zona në të cilën ka ndodhur ngjarje. Që dëshmon që një zonë e tillë mbetet nën kujdesin e posaçëm të grupeve kriminale dhe kur duan të bëjnë një ngjarje kriminale e realizojnë atë”, tha Imeraj.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *