Ndihmës Sekretari në Byronë Ndër-kombëtare të Narkotikëve të SHBA, Tod Robinson ka zhvilluar sot një takim në SPAK me kreun e Prokurorisë së posaçëm Altin Dumani.
Zyrtari i lartë amerikan do ketë takim edhe me kryeministrin Edi Rama.
Për dy orë ai zhvilloi takim me Dumanin dhe një numër të lartë prokurorësh. Sipas burimeve jo zyrtare është folur për punën e prokurorisë dhe mbështetjen e SHBA.