Denoncimi nga Bardhi: Rama terror ndaj administratës, anëtarësohuni në PS ose ikni

0
128

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, denoncoi presionin që po i ushtrohet administratës shtetërore për tu antarësuar në Partinë Socialiste.

Bardhi,  tha se ne kuadër të antarësimeve, Qeveria e Rilindjes po ushtron reprezalje ndaj shërbimit civil.

Denoncimi i Bardhit vjen në një kohë kur socialistët e Edi Ramës duket se kanë përvetësuar aksiomën “i gjithë populli ushtar” që përdorej në kohën e diktaturës së Hoxhës, në atë “i gjithë populli Rilindas”. Dhe për të realizuar këtë, Edi Rama dhe shpura e tij, duket se kanë vendosur që të gjithë administratën ta bëjnë anëtare të PS-së.

“E dini çfarë po ndodh?

Del dhe krenohet për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste, po shkoni pak dhe pyesni çfarë terrori po ndodh në administratën publike.

Çdo punonjës i administratës publike i shërbimit civil, që ka punuar me Partinë Demokratike, me Partinë Socialiste, kurrë nuk janë kërcënuar me bukën e gojës për tu anëtarësuar në një parti politike.

Sot që flasim janë nën terrorin e bandës shtetërore me në krye Edi Ramën, ose të anëtarësohen në Partinë Socialiste ose të japin dorëheqjen për tu larguar nga shërbimi civil ose administrate publike.

A mund të jetë ky një vend kandidat për në Bashkimin Europian? A është ky një vend anëtar i NATO-s që kërcënon punonjës 30-vjeçar të administratës dhe shërbimit civil  që nëse nuk anëtarësoheni në një parti politike do të largohen nga puna?

Këta njerëz që i shërbejnë shtetit shqiptar, që kanë punuar me çdo qeveri dhe do të punojnë me çdo qeveri sa kohë janë profesionistë në administratë nuk mund të kërcënohen me bukën e gojës nga asnjë parti. Kjo po ndodh sot”, tha Bardhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here