Olsi e Edi, rreziku te porta, k@k@ina tonelata në port

0
152

Nga Basir Çollaku/

Kokaina dhe bananet janë mollë e ndaluar për policinë. Shkojnë lehtësisht në destinacion, nga Porti i Durrësit me dorëzim të kontrolluar te porositësit. Kilogramët janë harruar. Flitet vetëm me tonelata, një dy, tre, apo katër, ngarkesat e fundit rreth një muaj më parë, etj. Grupet janë acaruar. Pazaret po prishen. Dhuna po shfaqet në komunikimet e fundit gjithnjë e më shpesh. Në Shkodër, në Bllok, në Fier e këtë muaj në Pogradec. Sekretet nuk po qëndrojnë më mbuluar, tensionet janë rritur ndjeshëm dhe vëlla Olsi shfaqet shpeshherë duke dhënë porosi e herë të tjera duke dhënë llogari, për ngjarje jo fort rozë. Olsi, që me fitoren socialiste të të vëllait në 2013-ën la Amerikën dhe erdhi në Tiranë ku gjeti SuperAmerikën.Le të hanë kokat e njëri-tjetrit”, profetizonte Edi Rama, kur bandat nisën krehjet e përballjet, duke asgjësuar ushtarët mes palëve e ai shtetari qeveritar bënte sehir nga halli, më shumë se sa nga meraku. Me trashjen e zullumeve shfaqet gjithnjë e më shpesh emri i Olsi Ramës, herë si garanci e herë si porosi, duke tentuar në jo pak vende ujdi pushtetesh. Por, vëlla-Kryeministri, nga viti 2013, kur priu Aleancën e ftuar të qelbësirave, për të marrë e bashkëndarë pushtetin është në vorbullën e ndikim-përfitimit, sa elektoral, aq edhe ekonomik të botës gri dhe të zezë në Shqipëri. Tani Rama është në një gjendje ku, Ai dhe Ata, nuk e lëshojnë dot njëri-tjetrin, sepse ortakëria, borxhet, investimet, dhe ndarjet e pjesëve takuese, nuk janë përfunduar, por gjithnjë e më tepër janë fortkomplikuar. Njëra palë përdor paligjshmërisht ligjin, duke ndërtuar infrastrukturën dhe shtratin e fasadës e pala tjetër ka gjuhën e forcës, atë të armëve, duke mos marrë parasysh asgjë. Kush del në rrugën e parave e bëhet pengesë, duke shkelur kontratën, ndëshkohet sipas kodit të mbipalëve. Arma.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here