Përmes një video-mesazhi në Facebook, deputetja e Partisë së lirisë, Erisa Xhixho shprehet se akti normativ për buxhetin 2024 nuk përfshin rritje për pensionet dhe pagat mësuesve, por shkon vetëm për oligarkët.
“Qeveria do të japë 100 milion dollarë për mega aferën e Portit të Durrësit, për të cilën premtoi zero investim nga Buxheti i Shtetit, ndërkohë nuk ka parashikuar asnjë qindarkë për rritjen e pensioneve dhe pagave të mësuesve.
Qëllimi i vetëm madhor i “Rilindjes” është vjedhja e taksave, janë oligarkët dhe klientët e saj, ndaj sot pensionistët nuk shtyjnë dot muajin me pensionet dramatike, ndërsa mësuesit mezi përballojnë koston e lartë të jetesës me pagat më të ulta në rajon.”