Artan Hoxha: Ekzekutorët e Bejtjas erdhën nga jugu, shumë të rrezikshëm!

0
104

Artan Hoxha ka folur për dy personat e arrestuar në lidhje me ekzekutimin e Gentian Bejtjas, të cilët i konsideroi si të parëndësishëm në atentat, duke mos qenë as ekzekutorët dhe as porositësit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se ata dyshohet të kenë ndihmuar me logjistikën në këtë atentat, por se ekzekutorët janë një grup nga jugu, mjaft i rrezikshëm, të cilët kanë punuar për llogari të porositësve që janë nga e njëjta zonë si Gentin Bejtja.

Hoxha tha se hetuesit kanë si pistë kryesore pikërisht konfliktet në këtë zonë, Fushë Krujë-Nikël.

“Kur flasim për këto ngjarje dhe këto nivele, nëse SPAK merret me drejtorët, ne kërkojmë të merren me kryeministra, ministra. Edhe në këtë rast kjo po ndodh. Një nga personat e arrestuar dyshohet si i përfshirë direkt në ngjarje, ndërsa tjetri ndihmës. Edhe pse janë arrestuar, policia nuk ka dhënë gjë dhe prokuroria, se kush janë autorët e ngjarjes.

Ilir Brahimi banonte afër zonës ku jemi, te këto zonat e shtrenjta dhe si shofer përdorte Edison Haxhiun. Prandaj policia i ka gjetur të dy, duke ndjekur makinat dhe targat. Pozicioni i tyre në ngjarje, vjen deri te logjistika, është shumë larg ekzekutorëve. Ky informacion rrodhi nga policia, për ta nxjerrë që ka lidhje me Vis Martinajn, por deri tani nuk del lidhje gjëkundi. Është element që është dhënë për të hequr vëmendjen.

Deri tani autorët rezulton se nuk janë të zonës, por kanë vepruar për interes të grupeve të zonës së Fushë Krujës. Ata që e kanë dashur të vdekur Gentian Bejtjan, janë të zonës afër tij, ndërsa ekzekutorët të ardhur, dyshohen një grup nga jugu, një grup shumë i rrezikshëm. Hyn tek ato çështjet e vështira për t’u zbuluar. U gjetën dy persona për të cilët gjykata cilësoi të ligjshëm arrestimin. Minimumi të gjejnë prova që ti detyrojnë të flasin. Është ngjarje që ka një prapavijë shumë të madhe, jo një ngjarje e organizuar aty për aty.

Përpjekjet e policisë këto ditë, asnjë nga drejtuesit e zonës së Fushë Krujës nuk janë aty, por jashtë shtetit. Kjo tregon që diçka kanë ditur. Në zona të tilla nuk hyn dot dikush nga jashtë, pa dijeninë, lejen dhe miratimin e tyre. Kjo ngjarje ka lidhje me shumë atentate që kanë ndodhur në atë zonë, por jo te pjesa e Vis Martinajt. Më rezulton se Bejtja ka qenë pjesë e aleancës së Martinaj.

Policia i bën këto kur do të vendosë në gjumë njërën palë. Mediat kanë edhe një gjë, futen në internet dhe gjejnë elementë. Ngjarjet kanë lidhje njëra me tjetrën, por duhen ndjekur.

Informacioni për ngjarjen ka qenë shumë i saktë, makina ka hyrë dhe ka bërë goditjen. Të gjithë elementët japin premisa për të shkuar drejt zbardhjes së ngjarjes, por janë te pjesa e personave që janë kapur, që kanë dhënë ndihmë logjistike.

Pista? Janë ngritur disa versione, por më i qëndrueshmi është që njerëzit më të interesuar për ekzekutimin e Gentian Bejtjes, që i kanë kryer katër atentate, janë të zonës aty rrotull. Dëmin më të madh e ka bërë në atë zonë, Fushë Krujë, Nikël, Paskuqn, Larushk.

Në goditjen e Marklen Hakës, në një atentat ku u plagosu Durim Bami, në vrasjen e Iljaz Calit. Hetuesit janë të përqëndruar për të kuptuar që porosia ka qenë nga ajo zonë. Mënyra si e kanë kryer është tjetër gjë dhe prandaj dyshohet se autorët kanë ardhur nga jugu i vendit”, tha Hoxha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here