Durrës-Milano/ Zbardhen përgjimet mes pronarit dhe shoferit që tentuan të trafikonin k*kainë drejt Italisë

Zbardhen përgjimet mes pronarit të firmës së autobusëve “Durrës-Milano”,  Mikel Pici dhe Piro Rushi, drejtuesi i autobusit me destinacion Italinë në të cilin u gjetën mbi 13 kilogramë kokainë, ndërkohë që Prokuroria e Durrësit i ka dërguar për gjykim.

Kujtojmë që pronari Mikel Pici dhe shoferi i autobusit Piro Rushi u arrestuan në portin e Durrësit me 30 prill të vitit të shkuar. Ata akuzohen për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë. Mikel Pici, pronar i firmës “Keli Trave” ka deklaruar se nuk kishte dijeni për lëndën narkotike të gjetur në autobus.

Vihet re që pronari i autobusëve i thotë shoferit, të mos tregojë që autobusi  ka qenë në Fier, në mënyrë që të mos lërë gjurmë.

Një pjesë nga përgjimet:

Mikeli: Pse çfarë ke mos e vrit mendjen për këtë punë, rri i qetë nuk ke punë ti me rregull. Të dali njeri se i kam unë rri i qetë.

Piro: Mos fol, po autobusi ka qenë në Fier. Mos thuaj që ka qenë në Fier autobusi.

Mikeli: Jo, jo.

Piro: Nuk ke qenë në Fier thuaj

Mikeli: Jo jo nuk ke punë ti, në rregull.

Durrës-Milano/ Zbardhen përgjimet mes pronarit dhe shoferit që tentuan të trafikonin k*kainë drejt Italisë

Salianji: Ky është fundi i Edi Ramës,

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko