Meta: Rilindja qëllimisht i fryn kostot e rrugëve për të vjedhur, duke rrezikuar edhe sigurinë e qytetarëve

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, denoncoi sot para mediave, një shembje të dytë që ka ndodhur rrugën Korçë-Ersekë, për të cilën qeveria ka bërë përpkje të mëdha që të mos publikohej në media.

Ilir Meta akuzoi qeverinë për vjedhje jo thjesht duke fryrë kostot e rrugëve, por për vjedhje mizore, duke rrezikuar edhe sigurinë e qytetarëve. “Falë Zotit që rruga ra pa kaluar autobuzë dhe makina,” tha ai sot gjatë një konfere shtypi

“Mendoj se e gjithë qeveria dhe gjithë shteti duhet të kishin qenë te ura e rrugës Korçë-Ersekë që ka rënë në një mënyrë të skandaloze, – tha Meta, – rrugë për të cilën, kryeministri vetë premtoi se do të inaugurohej së shpejti dhe falë Zotit  që rruga ra pa kaluar autobusë e makina, për të dëshmuar se Rilindja qëllimisht i fryn kostot e rrugëve për të vjedhur, por për të vjedhur në mënyrë mizore duke rrezikuar edhe sigurinë e qytetarëve.

Unë e paralajmërova atë që mund të ndodhet në këtë rrugë një javë para se të ndodhte, nga Shkodra, publikisht, përmes televizionit, se ishte e qartë, evidente për këdo që ka kaluar atë se si tundet e shkundet makina.

Isha vetë këto dy ditë se për herë të dytë ndodhi një shembje e dytë dhe u bë përpjekje e madhe për ta izoluar mundësinë që qytetarët të informoheshin për këtë skandal tjetër dhe me këtë rast pashë edhe shembjen e parë që ishte e tmerrshme, sepse duket qartë se atje s’ka shtresa e nënshtresa, po vetëm dhe, kashtë dhe një tegel asfalt, një rrugë që duhet shqepur nga e para.

Nuk e di kush është ai supervizor për të marrë përsipër atë punime, për të çertifikuar punime të tilla, por është e qartë se rrugët janë mënyra, instrumenti sesi Rilindja të zhvasë dhe vjedhë gjoja në emër të investimeve publike.”

 

Share it :