Miratohet ngritja e dy Komisioneve Hetimore të kërkuara nga opozita dhe ndryshimet në buxhet

0
98

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ngritjen e dy komisioneve hetimore, të kërkuara nga opozita. Bëhet fjalë për Komisionin Hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi si dhe Komisioni për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS.

Këto dy Komisione ashtu sipas marrëveshjes me Partinë Socialiste morën votat edhe të demokratëve edhe të mazhorancës.

Kështu, Komisionin Hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi mori 95 vota pro, një abstenim dhe asnjë kundër.

Ndërsa Komisioni Hetimor për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS mori 96 vota pro, një abstenim dhe asnjë kundër.

 

Komisioni hetimor/ Kush e ‘fali’ hetimin parlamentar për koncensionet e dializës dhe laboratorëve (të lidhura me Spitalin Amerikan)?!

Po ashtu me 71 vota pro, asnjë abstenim dhe 23 kundër u miratuar edhe akti normativ “Për disa ndryshime në ligjin nr. 97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”.

Komisioni Hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimin Publik të Check-Up në Shëndetësi

Komisioni Hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi

Përbërja:

1- Albana Vokshi Kryetar PD

2- Plarent Ndreca Nënkryetar PS

3- Klodiana Spahiu Anëtar PS

4- Milva Ekonomi Anëtar PS

5- Ilirjan Pendavinji Anëtar PS

6- Ilir Metaj Anëtar PS

7- Edona Bilali Anëtar PS

8- Petro Koçi Anëtar PS

9-Klevis Xhoxhi Anëtar PS

10- Zheni Gjergji Anëtar PD

11- Ina Zhupa Anëtar PD

12- Edmond Spaho Anëtar PD

13- Saimir Korreshi Anëtar PD

14- Xhelal Mziu Anëtar PD

15- Petrit Vasili Anëtar PD

Anëtarët Zëvendësues

1- Lavdrim Krashi Anëtar zëvendësues PS

2- Mirela Pitushi Anëtar zëvendësues PS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here