Bardhi denoncon: Drejtuesi i ri i Gardës është paracaktuar, ligji është bërë me porosi për të 

 

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi ka sulmuar ashpër qeverinë dhe implikimet e saj sipas tij në çështje korruptive.

Përmes një mesazhi në “Facebook” Bardhi thekson se ndryshimte në ligjin për Gardën e Republikës dhe lehtësimi i kritereve për drejtorin e Gardës janë përshtatur për të emëruar në krye Ermal Onuzi.

“Korrupsion me tendera publik, korrupsion me kontratat koncensionare, korrupsion në çdo sferë ekonomike. Së fundi edhe korrupsion politik përmes ligjeve me porosi. Ndryshimet në ligjin për Gardën e Republikës dhe lehtësimi i kritereve për drejtorin e Gardës janë përshtatur për të emëruar në krye Ermal Onuzi. Më poshtë diskutimi në seancë plenare”, shkruan Bardhi, teksa poston një video nga fjalimi i tij në Kuvend dje.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *