Grigels Muçollari: Alarmi i OBSH-së, Tirana ndër qytetet më të ndotura në Europë

0
135

Në një deklaratë për mediat nga foltorja e selisë blu, anëtari i Kryesisë, Grigels Muçollari deklaroi se një alarm shqetësues vjen nga OBSH-ja, ku Tirana renditet si një ndër qytetet më të ndotura në Europë.

“Një tjetër alarm për gjendjen katastrofale te ajrit në Tiranë dhe në Shqipëri, vjen nga matjet e sapopublikuara të Organizatës zvicerane IQAir.

Ajo konstaton se në vendin tonë përqendrimi i grimcave të dëmshme në ajër, është 3 herë më i lartë se norma që sugjeron OBSH.

 

 

Me gjithë shqetësimet e ngritura në mënyrë të përsëritur, qeveria dhe autoritetet shqiptare nuk kanë bërë asgjë.

Rezultati është ky që shohim e thithim përditë në ajër dhe që nga viti në vit ka përkeqësim. E tregon dhe tabela.

Grigels Muçollari: Alarmi i OBSH-së, Tirana ndër qytetet

Në vitin 2021 niveli i grimcave të rrezikshme ishte 12,5 mikrogram, pra 2.5 herë më e lartë. Një vit më vonë rritet edhe më shumë, duke kapur 14.5. Dhe vijmë tek matja e fundit për vitin 2023, me 16.7, ku tejlakohet me 3 herë kufiri i vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Krejt ndryshe është, për shembull, Kroacia, ku sipas këtij raporti, niveli i ndotjes është reduktuar me 40 përqind.

PM2.5, siç emërtohet përqendrimi i këtyre grimcave, është përgjegjës për shume sëmundje, si astma, kanceri, goditjet në tru, prekjen e mushkërive dhe ndikon edhe në zhvillimin e fëmijëve.

Shëndeti, cilësia e jetës dhe ajri që thithin qytetarët, nuk janë prioritet për qeverinë e për kryebashkiakun.

Për ta, pasurimi, privilegjet, vrapi pas parave, propaganda, janë shqetësimi kryesor.

Kam një pyetje për këdo që na ndjek. A keni sot një të afërm që vuan nga alergjitë, nga prekja e mushkërive, nga tumoret, apo fëmijë që shfaqin probleme me zhvillimin?

Ajri i ndotur, që ndotet çdo vit e më shumë, është një nga shkaqet kryesore. Po çfarë po bëjnë autoritetet për këtë. Asgjë, përkundrazi po ndikojnë në përkeqësimin e situatës. Ju e shihni këtë te makineritë e rënda që janë shtuar, te betonieret, te ndërtimi në çdo skaj, te fabrikat qe nuk respektojnë standardet.

Duhet të kuptojmë se pse qeveritarët tanë nuk e kanë shqetësim ndotjen. Janë gjatë gjithë ditës ose në zyra luksoze, ose në makina po aq luksoze, ose në vilat e tyre milionëshe në periferi ose bregdet, ku ndotja është larg normave të kryeqytetit e të zonave me banim të dendur.

Shqipëria është sot vendi më i ndotur në Europë dhe këtë nuk e shpëlan dot asnjë propagandë, asnjë samit, asnjë pemë që mbillet për publicitet dhe asnjë pyll orbital që nuk ekziston.

Qeveria dhe politikat e saj të mjedisit janë shkaktare te ndotjes dhe askush tjetër. Që të pastrohet ajri dhe mjedisi, duhet pastruar vendi nga kjo qeveri”, u shpreh Muçollari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here