Kuvendi miraton 400 mln eurot e portit dhe ngritjen e dy komisioneve. EMRAT

0
107

Pas 10 orësh diskutime, Kuvendi ka kaluar në votim projekt-ligjet e rendit të ditës.

Kuvendi ka miratuar me 71 vota pro të mazhorancës dhe 23 kundër aktit normativ “Për disa ndryshime në ligjin nr. 97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024” duke miratuar kështu dhe rialokimin e fondit prej 400 milionë dollarëve nga buxheti i shtetit për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.

Kështu, ndryshe nga çfarë u premtua fillimisht nga qeveria, ndërtimi i portit të ri në Porto Romano do të ndërtohet me lekët e taksapaguesve shqiptarë.

Gjithashtu, Kuvendi ka miratuar me 74 vota pro dhe 22 kunder, projektligjin ”Për sigurinë kibernetike”.

Ndërkohë, mazhoranca ka rrëzuar dy amendamentet e propozuara nga deputetja e PD-së Jorida Tabakut për sigurine kibernetike. Kjo e fundit, deklaroi se ato vetëm e përafronin ligjin me atë të BE-së.

Gjithashtu, Kuvendi ka miratuar dhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë” me 72 vota pro dhe 22 kundër, asnjë abstenim! Ky projektligj nuk u votua nga Fatmir Xhafaj, vëllai i trafikantit Geron Xhafaj.

Ndërkohë, mazhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat për të miratuar ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare për koncesionet në shëndetësi dhe ndërhyrjet në sistemin TIMS.

Me 96 vota pro dhe 1 abstenim u miratua ngritja e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS.

Me 95 vota pro dhe 1 abstenim u miratua komisioni hetimor për shërbimin publik të Sterilizimit dhe shërbimin publik të Check-up

Komisionet Hetimore përbëhen nga 15 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe 6 anëtarë janë të PD dhe 8 anëtarë të PS dhe do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 4-mujor, nga data e miratimit të këtij vendimi.

Komisioni Hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimin Publik të Check-Up në Shëndetësi

Perberja

1- Albana Vokshi Kryetar PD
2- Plarent Ndreca Nënkryetar PS
3- Klodiana Spahiu Anëtar PS
4- Milva Ekonomi Anëtar PS
5- Ilirjan Pendavinji Anëtar PS
6- Ilir Metaj Anëtar PS
7- Edona Bilali Anëtar PS
8- Petro Koçi Anëtar PS
9-Klevis Xhoxhi Anëtar PS
10- Zheni Gjergji Anëtar PD
11- Ina Zhupa Anëtar PD
12- Edmond Spaho Anëtar PD
13- Saimir Korreshi Anëtar PD
14- Xhelal Mziu Anëtar PD
15- Petrit Vasili Anëtar PD

Anëtarët Zëvendësues
1- Lavdrim Krashi Anëtar zëvendësues PS
2- Mirela Pitushi Anëtar zëvendësues PS
3- Emilia Koliqi Anëtar zëvendësues PD
4- Ilda Dhori Anëtar zëvendësues PD

Komisioni Hetimor për rrjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS

Perberja

  1-Ervin Saljanji  – kryetar
2-Toni Gogu –Nënkryetar PS
3-Nasip Naço  – Anëtar PS
4-Blerina Gjylameti – Anëtar PS
5-Etilda Gjonaj – Anëtar PS
6- Xhemal Qefalia – Anëtar PS
7- Antoneta Dhima – Anëtar PS
8- Bardhyl Kollçaku – Anëtar PS
9- Denis Deliu – Anëtar PS
10- Lindita Metaliaj – Anëtar PD
11- Lefter Gështenja – Anëtar PD
12- Asllan Dogjani  – Anëtar PD
13- Ramadan Lika – Anëtar PD
14- Luan Baci – Anëtar PD
15- Elda Hoti  – Anëtar PDAnëtarët Zëvendësues
1- Bledion Nallbati- anëtar zëvendësues PD
2- Isuf Çela – anëtar zëvendësues PD
3- Eduart Nreca Anëtar zëvendësues PS
4- Laer Duraj Anëtar zëvendësues PS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here