Përplasja mes policisë dhe tre personave në automjetin me drògè, AMP: U bënë rrezik për jetën e policëve, plumbi shpoi derën e drejtuesit

0
81

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka reaguar në lidhje më ngjarjen e rëndë që u regjistrua mbrëmjen e kaluar në Tiranë, ku një agjent antidroge plagosi me armë zjarri një trafikant kokaine.

Në një deklaratë për mediat, AMP sqaron se mes Policisë dhe tre personave të dyshuar si transportues droge ( Enea Sulejmani, Igli Begaj dhe Shkëlqim Ostreni ) ka pasur një përplasje.

Të rinjtë nuk i janë bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar dhe kanë tentuar të arratisen, duke kryer manovra të rrezikshme e duke vënë në rrezik jetën e punonjësve të Policisë.

“Në datë 21.03.2024, në Rrugën “Mihal Duri’ Tiranë, strukturat për Hetimin kundër Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, gjatë veprimeve policore në funksion të një procedimi penal, me qëllim arrestimin e disa personave të dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, e kryer në bashkëpunim, kanë hasur në kundërshtimin dhe mosbindjen e disa shtetasve, ku njëri prej tyre, duke drejtuar automjetin tip “Tiguan”, në tentativë për t’u larguar, ka kryer manovra të rrezikshme duke  goditur dhe duke u bërë rrezik serioz për jetën e disa punonjësve të policisë, si dhe ka shkaktuar dëme materiale një automjeti të Policisë së Shtetit”,- thuhet në njoftim.

AMP sqaron më tej se për shkak të rezistencës ndaj policisë, efektivët kanë përdorur armë zjarri, dhe plumbat kanë shpuar derën e makinës ku transportohej droga, dhe si rezultat mbeti i plagosur shoferi i mjetit shtetasi Enea Sulejmani.

Për shkak të veprimeve intensive të punonjësve të Policisë si dhe lëvizjeve të çrregullta të automjetit, predha e armës, ka shpuar pjesën e derës së drejtuesit të automjetit, dhe si rezultat është plagosur shtetasi E.S., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën”,- thuhet në njoftim.

 

Më tej AMP sqaron se dy pasagjerët në mjet, Igli Begaj dhe Shkëlqim Ostreni gjithashtu të përfshirë në këtë veprimtari kriminale janë shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale. Sakaq është shpallur në kërkim edhe një shtetas tjetër me iniciale M.H për prodhim narkotikësh dhe kundërshtim të policisë.

 

“Lidhur me ngjarjen, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë tre shtetas, me iniciale E.S., SH.O., I.B., si edhe u shpall në kerkim shtetasi M. H., si të dyshuar për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Mosbindja ndaj punonjësve të policisë”,- thuhet më tej në Njoftim.

 

Vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here