Sazani, qokë e ndyrë politike/ Bushati: Vjen një bandit i familjes Trump në një Republikë bananesh

0
127

Analisti Andi Bushati ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për propozimin e dhëndrit të Trump, Jared Kushner për investimin në një resort në ishullin e Sazanit.

Bushati u shfaq mjaft i revoltuar duke e quajtur këtë histori, një “qokë politike” të Edi Ramës, i cili ndan vendin dhe e përdor si një Republikë bananesh, për interesat e tij.  Ai tha se ky projekt i bën keq Shqipërisë dhe mediat ndërkombëtare e kanë denoncuar si një pazar.

“Shqipëria është mikroskopike. Shtypi më prestigjioz i perëndimit të ndezë alarmin që një bandit hajdut i familjes Trump të vijë në Republikë bananesh dhe të bëjë ç’të dojë, bashkë me një bandit si Grenell që ka shërbyer si bandit diktatorësh. Nga New York Times, Newsweek, etj, thonë është buzë Adriatikut një Republikë bananesh e një njeriu që shpërndan toka dhe benefite. Këtë fabul, ne në studiot tona nuk mund ta normalizojmë duke bërë debat a i bën mirë kjo Shqipërisë.

Kjo i bën vetëm keq Shqipërisë. Kjo shuan njëherë e përgjithmonë idenë që ky vend mund të bëhet me rregulla dhe investitorët mund të vijnë përmes garës. Jam dakord, Kushneri, i cili në kohën e Trump ka qenë përveçse dhëndër, edhe këshilltar kryesor, ëshë marrë shumë me Arabinë Saudite dhe Katarin për ti afruar me Israelin. Çfarë ka përfituar? Influencë ekonomike. I ka marrë nga monarkë gjakatarë ato lekë, nga Arabia Saudite, që Bin Salmani therte gazetarët. Këta njerëz na vijnë këtu.

Po të shohësh skemën grabitëse të Portit të Durrësit, që Parlamenti po kalon 400 milionë euro për port tjetër, nga e psonisëm Alabarin? E gjeti Vuçiç dhe e solli në Tiranë. Ç’ndodh me Kushner dhe Grenell, i peshkon Vuçiç dhe i sjell këtu. Janë lobime të pastra politike. Në këtë vend, po shkatërrohet tregu, konkurenca e lirë, thelbi i asaj që e quajmë ekonomi kapitaliste. Jemi në vendin e Bin Salmanit të Arabisë Saudite, që thotë këtë do e marrë filani, filani.

Janë harruar ato TEC-et e Vlorës, që na marrëin para pa u ndezur, se na erdhi një amerikan, Pomepo dhe një ambasadore Yuri Kim, që thoshte po mori këto Shqipëria nuk do të fiken asnjëherë dritat. Kemi të bëjmë me qokë të pastër dhe të ndyrë politike”, tha Bushati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here