Sulltan Novruzi, Berisha uron besimtarët bektashinjë

0
78

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka uruar këtë të premte besimtarët bektashinjë që sot festojnë ditën e Sulltan Novruzit.

Në një postim në rrjete sociale Berisha shkruan: Mirënjohje ndaj baballarëve dhe shehlerëve udhëheqës të bektashizmit shqiptar dhe botëror që shndërruan teqet dhe vakufet e tyre në mësënjtore të gjuhës shqipe.

Postimi i plotë:

Gëzuar Sulltan Novruzin!

Të dashur miq, sot bektashinjtë në Shqipëri dhe kudo që janë festojnë ditën e shenjtë të Sulltan Novruzit si ditën e besimit të madh tek i Gjithëfuqishmi, dhe adhurimit të Imam Aliut, ditën që siç shkruante poeti ynë kombëtar bektashi Naim Frashëri: “Përseritet moti, lind vera, lind ngrohtësia, lind Aliu, lind vetë Zoti”.

Me këtë rast të dashur miq, le t’i urojmë përzemërsisht bektashinjve shqiptarë kudo që ndodhen Gëzuar Sulltan Novruzin dhe të shprehim ne mirënjohjen më të pakufishme ndaj baballarëve dhe shehlerëve udhëheqës të bektashizmit shqiptar dhe botëror që shndërruan teqet dhe vakufet e tyre në mësënjtore të gjuhës tonë të bukur dhe vatra të atdhetarisë, në qendra të fuqishme të zgjimit dhe rezistencës së kombit shqiptar në kohërat më të vështira të pushtimeve osmane, nazifashiste dhe komuniste.

Gëzuar Sulltan Novruzin! #sb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here