Takime në Pukë, Këlliçi: Koha që Shqipëria të çlirohet nga grupi i strukturuar kriminal me në krye Edi Ramën

0
94

Sekretari i Përgjithshëm PD, Flamur Noka i shoqëruar nga nënkryetarët e PD, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, dhe anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi, kanë zhvilluar një takim me demokratët e Pukës dhe Fushë Arrëzit.

Belind Këlliçi u shpreh se në ditët në vijim do të shpaloset programi me të cilin do të fitohen zgjedhjet në vitin 2025.

Ai shtoi se ka ardhur koha që Shqipëria të çlirohet nga grupi i strukturuar kriminal me në krye Edi Ramën.

“Propozimi i bërë nga Bardhi ku dorëzoi projektligjin për rritjen e pensioneve me 2300 euro. I detyrohemi prindërve tanë.

Në vijim do dëgjoni programin me të cilin do fitojmë në 2025 ka ardhur momenti që Shqipëria të çlirohet nga grupi i strukturuar kriminal me në krye Edi Ramën”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here