Vasili: Hetimi parlamentar do të tregojë se çfarë kusarësh kemi në krye të shtetit

0
97

Petrit Vasili, nënkryetar i LSI-së. në një intervistë në Syri Tv tha se komisionet hetimore do të hedhin dritë sa më shumë, ndonëse jo pak dritë zotërojmë në duart tona, pasi shumë prova janë edhe në duart e drejtësisë për këtë batërdi korruptive.

Deputeti Vasili tha se nga hetimi parlamentar do të kuptohet se çfarë ka ndodhur, pasi zgjatja e hetimeve nga SPAK lidhur me koncensionet në Shëndetësi ka pasur të bëjë jo me mbledhjen e provave, por për të mos i shkuar deri në fund hetimit.

“Edi Rama është shumë i lumtur që Ilir Beqaj, ish-ministër i tij, akuzohet për shpërdorim detyre. Kjo është hera e parë në historinë shqiptare”, tha Vasili.

“Rama me qëndrimet e tij vazhdon ti thotë të tijve që të vazhdojnë të vjedhin, pasi ka nevojë për paratë e korrupsionit.

 

Rama nuk njeh qindarkat, ndaj thotë s’kam asnjë qindarkë në xhepat e mi, pasi ai nuk njeh qindarkat, por miliardat”, tha Vasili.

 

Lidhur me sterilizimin, Vasili tha se ish-ministrja Manastirliu e ka thënë vetë që gjeti një aparaturë bashkëkohore, që mund të realizonte me standardet më të mira këtë proces. “Këto do ia themi publikut, do ia tregojmë publikut se si u rrezikua jeta e qytetarëve, ndonëse SPAK mendon se sit ë mbyllë këtë çështje. Nga hetimi parlamentar, publiku do të mësojë se ç’kusarë ka në krye të shtetit”, tha Vasili.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here