Arrestimi i Goros/ Gjokutaj: Rama ka meritën e futjes së burgut me bedel si koncept, ku vartësit bëjnë burg në vend të tij

Pas arrestimit të kreut të bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ditën e sotme, ka reaguar avokati i njohur, Genc Gjokutaj.

Gjokutaj e quan arrestimin e Goros të orientuar nga Edi Rama, për të cilin thotë se ka futur një koncept të ri në dispozitëne Kodit të Procedurës Penale, atë të ‘bedelit’, ku vartësit e tij bëjnë burgun për të qofshin në nivel qëndror ose lokal.

Reagimi

Edi Rama ka personalisht meritën historike që nuk i duhet mohuar, futja e burgut me bedel si koncept dhe dispozitë në Kodin e Procedurës Penale!

Si pasojë e këtij vizioni të këtij “burri shteti” reforma në drejtësi po merr zhvillime interesante!

 

Për jo juristët burgu me bedel është si transferimi i thirrjeve telefonike tek një abonent tjetër!

 

Pra burgun e Edi Ramës e bën ose do ta bëjë një nga pushtetarët e Qeverisë së tij në nivel qëndror ose lokal!

Vetëm përpara Shqipëri!

 

 

 

 

 

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *