Berisha: Pasojat e drògës në Shqipëri shihen te çmimet e larta të apartamenteve

Ish-kryeministri, Sali Berisha gjatë fjalës së tij drejtuar simpatizantëve të mbledhur poshtë banesës, ku ai ndodhet në arrest shtëpie, ndër të tjera tha se pasojat e drogës së Edi Ramës shihen në rënien e eksporteve dhe të çmimet e larta të apartamenteve.

 

Ai theksoi po ashtu se PD do ta kthejë Shqipërinë në rrugën e zhvillimit, lirisë dhe begatisë.

Sali Berisha: Miqtë e mi, droga është një helm i tmerrshëm jo vetëm për shëndetin e njeriut, por është një helm i tmerrshëm për qytetarët, për shoqërinë.

Do ju jap vetëm dy shembuj për pasojat e tmerrshme të drogës së Edi Ramës.

Dje u njoftua se eksportet nga Shqipëria në muajin shkurt ishin 16 përqind më pak se sa një muaj më parë.

A e dini se çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se sektori numër 1 i punësimit në Shqipëri, që janë eksportet, detyrohet të shkurtojë 16 përqind të të punësuarve. 16 përqind vende pune më pak.

Po pse kjo? Droga, droga dhe vetëm droga. Sepse droga zëvendësoi në këtë vend euron me narkoeuron. Sepse droga rrëzoi monedhën europianë. Sepse droga e uli në nivele katastrofale shkëmbimin e euros me lekun dhe bëri që sipërmarrjet e eksportit të falimentojnë njëra pas tjetrës, të largohen nga Shqipëria.

 

Dhe kjo vetëm e vetëm se narkoeurot vranë me kursin e këmbimit me lekun, sipërmarrjet e tyre.

 

Po droga, një efekt tjetër të tmerrshëm. Hidhni sytë te kulla, monumente të drogës dhe korrupsionit.

 

A e dini miq se në Tiranë janë çmimet më të larta të apartamenteve në Europë pas Mynihut dhe Parisit?

 

 

 

 

 

 

 

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *