“Ishte i përfshirë në trafikun e drogës”, arrestohet inspektori i Policisë

0
100

Një efektiv i Policisë së Shtetit është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi e shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Në pranga u vu inspektor Ervis Shkurta, 38 vjeç, efektiv në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Burime zyrtare nga AMP bënë me dije se ndalimi i tij u krye në vijim të hetimeve me metoda speciale, në funksion të ngjarjes se të enjtes ku u arrestuan në flagrancë tre shtetas, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Mosbindja ndaj punonjësve të policisë”.

“Si rezultat i hetimeve intensive u bë e mundur sigurimi i provave dhe i fakteve mbi dyshimet se punonjësi i policisë, Inspektor E.SH. (Ervis Shkurta), me lidhje të ngushtë shoqërore me njërin prej personave të arrestuar, ka qenë pjesë aktive e sigurimit të kushteve për tregtimin e lëndës narkotike prej 1 Kg e dyshuar kokainë, si dhe ka patur dijeni të plotë për personat dhe vendin ku do ndodhte shkëmbimi i lëndës narkotike”, njoftoi AMP.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here