Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë të premten se gjendja e sigurisë në Kosovë është “e qetë, por e brishtë”, si dhe u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbahen nga retorika përshkallëzuese dhe ndarëse.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të enjten vonë se njësite të ushtrisë serbe janë vërejtur disa metra larg kufirit me Kosovën, duke i cilësuar ato lëvizje si “provokime të qëllimshme”. Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë (REL), KFOR-i tha se, pas tensioneve të fundit, rreth 1.000 trupa shtesë të misionit javë zhvendosur në Kosovë dhe se praninë e kësaj force në veri të Kosovës është rritur.
“Ne e kemi trefishuar edhe numrin e patrullimeve, përfshirë në vijën kufitare administrative”, tha KFOR-i.
“Qëllimi ynë është ta ndalojmë përshkallëzimin dhe ne jemi të gatshëm dhe të pajisur për t’i ndërmarrë të gjitha masat për ta përmbushur mandatin tonë të OKB-së, për të siguruar mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe lëvizjen e lirë”, shtoi ai.
Të premten më herët, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë i hodhi poshtë deklaratat e Kurtit duke i cilësuar si “fushatës dezinformuese për ushtrinë e Serbisë”. Ajo tha se forcat e ushtrisë serbe “janë duke i kryer detyrat e tyre në zonën e sigurt administrative, në përputhje me të gjitha marrëveshjet e nënshkruara”.
KFOR-i tha se prania e misionit të saj është “fleksibile dhe të dukshme” në gjithë Kosovën, duke shtuar se kjo ia mundëson asaj ta vëzhgojë nga afër çfarëdo zhvillimi relevant të sigurisë dhe të përgjigjet ndaj të gjitha situatave që kanë ndikim në sigurinë.
KFOR-i tha se prania e misionit të saj është “fleksibile dhe të dukshme” në gjithë Kosovën, duke shtuar se kjo ia mundëson asaj ta vëzhgojë nga afër çfarëdo zhvillimi relevant të sigurisë dhe të përgjigjet ndaj të gjitha situatave që kanë ndikim në sigurinë. Forca paqeruajtëse tha se është duke punuar nga afër me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, si reagues të parë dhe të dytë të sigurisë në Kosovë, përkatësisht./rel