Arrestimi i Goros/ Dule: Lëvizje politike e orkestruar nga dirigjenti Edi Rama

0
72

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka folur këtëtë diel mbi arrestimin e kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro.

Në një deklaratë për gazetarët nga Korça, Dule u shpreh se kjo është një lëvizje politike e dirigjuar.

Ai e ka cilësuar arrestimin e Goros si një lëvizje politike të orkestruar nga dirigjenti Edi Rama, teksa shprehet se Goro është viktimë e lojës së kryeministrit.

Dule: Janë lëvizjet e kryeministrit Rama, lëvizje të cilat nuk mund të sugjestionojnë askënd sepse të gjithë janë të vetëdijshëm që janë lëvizje marionetash në skenën e teatrit të hijeve që përpiqet të ngrejë Edi Rama në Himarë. Thelbi i çështjes është një dhe i vetëm në Republikën e Shqipërisë do respektohet kushtetuta, ligji, konventat evropiane në të cilat vendi është palë a do bëhen pjesë e respektimit të përditshëm të të drejtave të qytetarëve të këtij vendi? Është një njollë e pashlyeshme për rendin, shtetin e së drejtës, atë shtet që mund të pretendojmë se kemi dhe për demokracinë, mbajtja e zotit Bejleri prej 11 muajsh i paraburgosur pa asnjë fakt, argument dhe provë. Për rrjedhojë çështja është shumë e thjeshtë duhet që sa më parë Beleri të kryeje betimin sepse nuk ka asnjë pengesë ligjore për një zhvillim të tillë, të marrë përsipër detyrën dhe në të njëjtën kohë Himara ka nevojë për një transparencë të gjithanshme në ligje me çështjen e pronave dhe kryesisht me ata që kanë përfituar nga ligji i investimeve strategjike. Mbi çdo dhe në çdo çështje që është denoncuar është Edi Rama dhe firma e tij që ka dhënë të gjitha këto të drejta abuzive për rrjedhojë kjo transparencë duhet ti shkojë të gjitha çështjeve deri në fund. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here